Kallëzimi për vjedhjen e hard-diskut në zyrën e PL-së, Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

4 months ago 19
Reklamë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Mësohet se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.

Përmes kallëzimit më 28 mars, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.

Në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, bie në sy fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re./Vizionplus.tv

Read Entire Article