“Kam dhimbje më shumë se familjarët e saj”/ Xhemal Loka mohon edhe akuzat për armëmbajtje pa leje

8 months ago 15
Reklamë

I pyetur nga prokurori i çështjes, Xhemal Loka dha shpjegime se çfarë ndodhi një natë para ngjarjes.

Teksa mohoi akuzat për armëmbajtje pa leje, ai tha se ndjen dhimbje më shumë se kushdo, ndërsa mohon të ketë pasur ndonjëherë armë në shtëpi.

“Folëm për bërjen e një prokure për të marrë dy fëmijët në Greqi. I thashë dhe që të mos dilte pa një fëmijë në rrugë. Aty u acarua dhe tha se nuk kishte frikë të dilte në rrugë. Unë kam dhembje më shumë se kushdo dhe se familjarët e saj. E kisha nënën e 4 fëmijëve.

Akuza u shpreh se nuk është masë ekstreme pasi ka prova se ka ushtruar dhunë. Kurrë nuk kam pasur armë në shtëpi”.

Familjarët e Xhemalit shprehen për Top Channel se sapo të mbarojë seanca do të denoncojnë në policinë e Manzës praninë e armës dhe fishekëve në banesë, pasi dyshojnë se dikush i ka vënë pas ngjarjes për të rënduar Xhemal Lokën.

Top Channel

Read Entire Article