Piktori Helidon Haliti foli sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn për jetën e tij në Greqi dhe sfidat me të cilat është hasur.
Piktori tha se gjatë periudhës që ka jetur në Greqi përveç se ka ushtruar profesionin e tij, ai ka punuar gjashtë muaj në varrezat greke bashkë me dy miq të tij.
Helidon Haliti u shpreh se nga të ardhurat që fitoi nga arti i tij dhe puna në varreza, ai bleu 3 shtëpi në Greqi, ndërsa thotë se këtë gjë e ka shumë të vështirë ta arrijë nga paratë që fiton duke shitur veprat e artit në Shqipëri.
Helidon Haliti: Vitet në Greqi fillimisht ishin shumë të vështira. Brikena ka pas punuar në një restorant peshku, ku vinte dhe bënte dush nuk më harrohet, çdo gjë është aromë për hir të së vërtetës. Unë punoja në profesion, por ka pas momente që kam pas punuar 6 muaj në varreza me dy miqtë të mi shumë të mirë, të cilët janë të dy të larguar sot, njëri nga jeta, tjetri për shkak të zgjedhjeve personale. Kemi punuar në varreza në Greqi, sot po e them për herë të parë. Ai momenti që punonim në varreza, ata të dy në mermer, ndërkohë që unë punoja në një punë më të vështirë, ku bënim ato kurorat e luleve. Bleva tre shtëpi unë me ato që bëra në Greqi. Kam gati 18 me 19 vite në Shqipëri nuk kam blerë dot një kasolle, edhe sot shes më shumë se atëherë./vizionplus.tv/