Kanadaja, frikë nga zjarret “zombie”: Po digjen nëntokë

8 months ago 14

Edhe në stinën e dimrit në Kanada, sezoni rekord i zjarreve që vendi shënoi gjatë vitit, nuk konsiderohet i mbyllur.

BBC thotë se të ashtëquajtura “ zjarre zombie”, po digjen me një shpejtësi të paprecendentë poshtë shtresave të trasha të dëborës, duke shtuar ankthin e asaj që mund të sjellin muajt e verës. “Njerëzit që lëvizin në autostradën përmes qytetit Fort Nelson të British Columbias, edhe pse është dimër, mund të shohin e të nuhasin lehtësisht tymin e bardhë që del nga tokat rreth tyre”, thuhet në shkrim.

“Unë kurrë nuk kisha përjetuar më parë një stuhi dëbore që të vinte erë tymi,” thotë Sonja Leverkus, zjarrfikëse dhe shkencëtare vendase. Shtëllungat e tymit, vazhdon ajo, ishin të dukshme edhe në ditët e acarta më të shkurtit, kur temperaturat zbritën në gati minus 40 gradë Celsius. Tymi në Fort Nelson është pikërisht rezultat i zjarreve zombie që digjen ngadalë nën sipërfaqe dhe mbahen gjallë falë një toke organike me myshk, cka ndodh shpesh ne pyjet boreale të Amerikës së Veriut dhe shtresave të trasha të borës që i izolojnë ato nga i ftohtit. Këto zjarre nuk janë të pazakonta.

Në 10 vitet e fundit, British Columbia ka parë mesatarisht pesë ose gjashtë të tillë që kanë vazhduar të digjen gjatë muajve të ftohtë, thonë ekspertët. Por në janar, provinca pa një rekord të paprecedentë prej 106 zjarresh të tilla active, duke ngjallur shqetësimin e shkencëtarëve dhe të autoriteteve lokale mbi ate se cfarë nenkupton ky fenomen për sezonin e ardhshëm të zjarreve.

Top Channel

Read Entire Article