Kancelari gjerman Olaf Scholz po viziton sot Poloninë,ku në bisedë me kryeministrin polak Donald Tusk, do të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Scholz dhe Tusk do të marrin pjesë gjithashtu në konsultimet midis qeverive të dy vendeve, që është takimi i parë i tillë që nga viti 2018.
Më shumë se 10 ministra gjermanë do të marrin pjesë në takim.
Kancelari Olaf Scholz po udhëton në Varshavë me një numër dyshifror të ministrave.