“Kanë kryer krime ndaj Zotit”, Irani ekzekuton tre burra dhe një grua të akuzuar si të lidhur me Mossad

8 months ago 39
Reklamë

Irani ekzekutoi katër “diversantë” të lidhur me shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad, tha të premten agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me gjyqësorin.

“Katër anëtarë të një ekipi sabotazhi të lidhur me regjimin sionist, të cilët kishin kryer veprime të gjera kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e oficerëve të Mossad, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Viktimat u identifikuan si Vafa Hanareh, Aram Omari dhe Rahman Parhazo, si dhe një grua, Nasim Namazi, të cilët të gjithë ishin dënuar me vdekje me akuzat për “moharebeh”, ose për luftë kundër Zotit dhe “korrupsion në tokë” përmes “bashkëpunimin e tyre me regjimin sionist”.

Grupi, sipas autoriteteve iraniane, ka kryer veprime kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e Mossad.

Irani nuk e njeh Izraelin dhe të dy vendet janë përfshirë në një luftë të “ftohtë” prej vitesh.

Më 16 dhjetor, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistanit u ekzekutua një burrë i dënuar gjithashtu se punonte për Mossad./vizionplus.tv/

Read Entire Article