Kaosi në Kuvend, Xhaferaj apel Spiropalit: Rikthe dialogun, situata e krijuar i shërben propagandës së socialistëve

4 hours ago 17

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj ka kundërshtuar situatën e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të cilën theksoi se nuk i shërben as shqiptarëve dhe as opozitës.

Xhaferaj theksoi se kaosi në Parlament i shërben vetëm mazhorancës, e cila nuk dëshiron e as lejon opozitën që të kryejë detyrën e saj.

Lexo edhe :

Related Posts

Deputeti demokrat nënvizoi se moslejimi i ushtrimit të detyrës për opozitës në prag fushate elektorale penalizon këtë të fundit dhe i shërben propagandës së socialistëve.

“Jemi në Kuvendin e Shqipërisë, në institucionin nga ku burojnë të gjitha pushtetet e tjera që nënkupton buron e një përgjegjësi shuëm e madhe. Ju lutem kolegë, kujt i shërben kjo situatë konfliktuale? Kujt i shërben kjo sherrnajë, Shqipërisë jo e jo, opozita është e detyruar të ndodhet në këtë situatë sepse për interesa elektorale nuk ka si i shërben njëq opozite që në këto momente duhej të mendonte për t’u kthyer në alternativë. Juve si mazhorancë, patjetër që iu shërben dhe pse? Keni 3 vite që nuk qeverisni, prodhoni skandale, me inceneratorët, shëndetësinë, bujqësinë, skandal me 5D dhe është fare e natyrshme që në vend që ky parlament të diskutonte për këto skandale, të përfshihet në këtë sherrnajë. Ju shërben ju si mazhorancë se bërtisni lartë e poshtë për shifra të larta të turzimit, ku në të vërtetë i vetmi me rritje në këtë vend, është emigracioni, janë shqiptarët që nga çdo kategori, shtresë e jetës largohen nga ky vend”, theksoi Xhaferaj.

Më tej, ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit duke i kërkuar të rivendosë dialogun mes palëve dhe jo të japë urdhra ndaj Gardës.

“Zonja kryetare keni ardhur në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe nuk është misioni juaj të riktheni Gardën. Misioni juaj është të rivendosni dialogun dhe ju lutem kthehuni në ushtrimin e detyrave tuaja”, tha ai.

Nga ana tjetër, Spiropali iu përgjigj duke thënë se situata e krijuar nuk i shërben as mazhorancës, por vetëm disa njerëzve që nuk duan që kuvendi të funksionojë siç duhet./vizionplus.tv

Read Entire Article