Kaosi në seancën plenare të ditës së djeshme, PS kërkon masë disiplinore për tre deputetët e opozitës

6 months ago 26
Reklamë

Grupi i PS-së ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetët e opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër në orën 13:00 për vendimin, në lidhje me të tre deputetët që shkaktuan kaos në kuvend gjatë seancës plenare.

Nuk ka zgjatur më shumë se 7 minuta seanca e djeshme parlamentare, në të cilën ishte parashikuar që deputetët të flisnin për problemet e zonave të tyre zgjedhore.

Deputetët e Rithemelimit u rikthyen në foltoren e Kuvendit duke e bllokuar atë, teksa përdorën edhe zhurmuesit për të pamundësuar dëgjimin e fjalimeve të deputetëve socialistë.

Rithemelimi prej muajsh kërkon ngritjen e disa komisioneve hetimore dhe marrjen e bashkë drejtimit të komisionit të reformës zgjedhore, kërkesa që nuk janë plotësuar nga maxhoranca.

Gjatë seancës kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi opozitës të lejonte funksionimin normal të seancës, duke thënë se qytetarët kërkojnë të dëgjojnë për hallet e tyre dhe jo bibilat e opozitës.

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka u përplas me disa efektivë të gardës në përpjekje për të shkuar në krahun e deputetëve të maxhorancës dhe në një moment u afrua te deputeti Vullnet Sinaj për ti vendosur zhurmuesin me qëllim që të mos mbante fjalimin e tij.

Në këto kushte kryeparlamentarja Nikolla vendosi të mbyllë seancën, pa u bërë ende 10 minuta nga fillimi i saj.

Top Channel

Read Entire Article