Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, u arrestua nga Karabinierët e Passignano-s, të cilët vepronin së bashku me efektivët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile.
Gjatë kontrollit të dyshuarit i gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në po aq doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
Shqiptari u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie. Është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave. /vizionplus.tv