Kapshticë/ Tentoi të largohej nga Shqipëria me 29 mijë euro, nën hetim 41-vjeçari

6 months ago 8
Reklamë

Një 41-vjeçar është vënë nën hetim, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me 29 mijë euro të padeklaruara.

Në dalje të pikës kufitare të Kapshticës, automjeti i tij “Wagen Turan” u kalua për kontroll në vijën e dytë. Me të udhëtonin edhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar M.I dhe një 20-vjeçar L.I, të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte 41-vjeçari E. I., dhe e kishte ndarë me dy personat e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës. Ndërkohë të tre personat janë vënë nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article