Një krim në familje tronditi fshatin e Shënavlashit në Durrës, pasditen e sotme, 4 shtator.
Enver Balla, i cili dyshohet se është vrarë me armë gjahu nga i biri Esmerald Balla u gjet i pajetë në një pus.
Lexo edhe :
Related Posts
Krimi dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë dhe shkak janë bërë konfliket për një kasafortë që 62-vjeçari kishte në dhomën e të birit.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetëra, ndërsa çelësin e mbante me vete.
Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.
Në momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.
Në të njëjtën ditë, 30-vjeçari Esmerald Balla ka shkuar në polici dhe ka denoncuar humbjen e babait.
Kjo nuk i ka bindur hetuesit të cilët kanë përgjuar bisedat telefonike të 30-vjeçarit dhe kanë zbuluar ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin dhe pretendon se ky i fundit i kishte marrë shuma parash./vizionplus.tv