“Kasta e vjetër nuk heq dorë vullnetarisht nga politika”, Xhaferri: Është detyrë e të rinjve për t’i larguar

5 months ago 22
Reklamë

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”  për vullnetin e motivimin e të rinjve për tu përfshirë në jetën politike.

Ndonëse një pjesë e të rinjve kanë emigruar, pjesa tjetër që ka mbetur në Shqipëri është e motivuar me parime dhe ideale, sipas Xhaferrit.

Ndërkaq kreu i FRPD-së tha se duhet më shumë punë nga ana e të rinjve për të larguar nga fusha politike kastën e  vjetër. Pasi kjo kastë, sipas tij, nuk tëriqet nëse të rinjtë nuk punojnë për t’i larguar.

“Nëse kasta e vjetër vazhdon të jetë aktive, ky është dështimi i të rinjve për tu evoluar në lidership”, tha kreu i FRPD-së.

Xhaferri tha se që një person të aktivizohet në politikë duhet të ketë një karrierë 10 me 15 vite, gjë që në Shqipëri nuk ndodh. Ai tha se në Kuvendin tonë ka deputetë që kanë nisur politikën që në moshën 20 vjeç.

Pjesë nga intervista

A janë të rinjtë optimistë për të shkuar në kutitë e votimit në zgjedhjet e ardhshme?

Besart Xhaferri: Përqindja e popullatës ka rënë. Sot nuk i dimë statistikat se këta nuk i publikojnë, në hamendësimin time janë diku te 18 për qind. Qëllimi i çdo regjimi është që të ulë % e popullsisë. Aq pak të rinj që kanë ngelur janë shumë të motivuar sepse janë idealistë e prandaj kanë qendruar në Shqipëri…Të gjithë të rinjtë e kanë mundësinë që të angazhohen në politikë…Çdo person që duhet të marrë pjesë në politikë duhet të ketë një karrirë 10 me 15 vite. Ne kemi politikanë që janë bërë deputet 20 vjeç, nuk kanë ditur kurrë që të çojnë para në shtëpinë e tyre me një punë normalë.

A ka ardhur koha të largohet kasta e vjetër e politikanëve?

Besart Xhaferri: Vullnetarisht askush nuk ka për tu tërhequr, njerëz pa jetë profesioanle jashtë politikës nuk dorëhiqen. Nëse kasta e vjetër vazhdon të jetë aktive, ky është dështimi i të rinjve për tu evoluar në lidership, është detyra e të rinjve që të largojnë të vjetrit. Nuk besoj te ajo që do ikin, mund të tentohet edhe me drejtësi që ti largojnë./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article