Katër emigrantë kthehen në Itali, dy janë të mitur e dy me probleme shëndetësore

3 hours ago 29

Pas verifikimeve të bëra në qendrën pritëse në Shëngjin, 12 nga 16 emigrantët e mbërritur dje, janë dërguar në kampin e Gjadrit.

Transporti i tyre është bërë me autobus gjatë mesnatës, ndërsa 4 të tjerë, 2 prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë kthyer në Itali.

Burime zyrtare bënë të ditur se sot autoritetet italiane nisën sot të shqyrtojnë kërkesat përkatëse për azil, për të vendosur në një kohë të shpejtë pranimin ose refuzimin e tyre.

Ndërkohë, pritet që gjatë ditës në kampin e Gjadrit të mbërrijnë edhe disa senatorë itlianë të cilët kanë qenë kundër marrëveshjes mes dy vendeve për qendrën e pritjes së emigrantëve./vizionplus.tv

Read Entire Article