“Ke të gjithë mbështetjen time”/ Rama drejtuar ministres së Administratës Publike: Të gjithë ministrat janë vartësit e tu

7 months ago 20
Reklamë

Kryeministri Edi Rama teksa fliste për aministratën publike shtoi se kjo botë i përket atyre që nuk dorëzohen dhe punojnë fort për të ardhmen.

Ai i tregoi Adea Pirdenit, ministres së Administratës Publike dhe Antikorrupsionit, se ka mbështetjen e plotë dhe se të gjithë ministrat janë vartësit e saj.

“Duhet të jeni të sigurt që në fund kjo botë është e atyre që guxojnë, e atyre që për të realizuar qëllimet nuk harxhojnë kohë duke u marrë me justifikime por shohin përpara dhe çdo zhgënjim nuk e marrin si arsye për tu dorëzuar dhe shkuar në kafene e për të thënë ‘nuk bëhet ky vend mo lale po hajde bëjmë ndonjë lek’, por e atyre që e marrin si forcë.

Dua t’i them Adeas që ke të gjithë mbështetjen time dhe të gjithëve ne. Nëse ka nga ata aq mbështesin me fjalë dhe jo me vepra ti bëj atë që të thash, shëno 1,2,3 arsye që të insistosh për më shumë. Ti je kryeministrja e Administratës Publike. Për Administratën Publike të gjithë ministrat janë vartësit e tu, unë jam zëvendësi yt”, u shpreh Rama.

Top Channel

Read Entire Article