Raporti mes Albanos dhe Baby G vijon të jetë i paqartë. Në spektaklin e të hënës, të dy fermerët kanë mohuar në mënyrë kategorike që mes tyre të ketë ndjenja apo diçka më shumë se shoqëri.
Ndërsa sot në mbrëmje, Albano ka hapur sërish këtë temë. Teksa ka qenë duke diskutuar me Florin, Albano thotë se çdo gjë nisi me shaka, por që mund të jet gjysëm e vërtetë.
Aktori ngre më shumë dilema, kur thotë se të dy janë beqarë.
“Kot filluam me shaka dhe shakaja sjell shakanë dhe shakaja bëhet gjysma e të vërtetës. Kemi edhe 70 ditë izoluar, unë jam burrë, ajo grua. Single është, single jam. Jo se bëmë ndonjë gjë, as një puthje nuk kemi shkëmbyer“, tha Albano./vizionplus.tv