Kërcënoi një grua se do t’i publikonte foto intime nëse nuk i jepte para, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

7 months ago 8
Reklamë

Ka marrë fund arratia për 42-vjeçarin Adion Xhuveli nga Vlora, i cili akuzohet se ka kërcënuar një 45 vjeçare se do t’i publikonte fotot private.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në vitin 2021, ai ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article