“Kërcënojnë njëri-tjetrin me kode mafioze”/ Basha pas deklaratave të Ahmetajt: Ata që operojnë si bandë kriminale, duhet të japin llogari para drejtësisë

7 months ago 25
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon qeverinë se “po ha paratë e shqiptarëve”.

Duke reaguar pas deklaratave të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Basha shkruan se “ata që operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin, duhet të japin llogari para drejtësisë”.

“Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit”, shkruan demokrati.

Mbrëmjen e kaluar, nëpërmjet një interviste nga arresti, Ahmetaj akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po e përdor si “kokë turku”, për të fshehur të vërtetën mbi inceneratorët.

Top Channel

Read Entire Article