Roberti mban në duar hajmalinë e dhuruar nga Valeri spektaklin e kaluar.
Ai u shpreh se kërkon një dëshirë, e cila ishte krijimi i një kënge me vajzën e tij. Dëshirë kjo që do i plotësohet në ditët në vazhdim nga Agai.
Spektaklin e sotëm, ai duhet të vazhdojë “traditën”, pra t’a kalojë tek një fermer tjetër. I pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari, ai tha se hajmalinë do ia kalojë Florit.
“Ishte shumë e thjeshtë për mua. Personi që më dha diçka shumë të ngrohtë, të cilën e kam thënë edhe më parë është Flori”, tha Roberti.
“Dua të falenderoj shumë Robertin. E çmoj shumë si njeri. Do doja të ishte konkurrent që në ditët e para. Në këtë pikë të lojës që ndodhemi sigurisht që do zgjidhja dëshirë”, tha Flori. /vizionplus.tv