Kërkoi interpelancë me Ramën, Tritan Shehu: Zoti kryeministër është në arrati

4 months ago 21
Reklamë

Deputeti demokratTritan Shehu kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pranishëm në Kuvend.

Interpelanca ishte në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri nuk ishte pjesë e seancës së sotme në Kuvend pas pjesëmarrjes në Malin e Zi në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe interpelanca i është deleguar ministres Elisa Spiropali.

Ndërkohë, Shehu ka deklaruar se një hap i tillë nuk parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, por ka pranuar ta bëjë interpelancën.

“Në rregullore nuk shkruhet se delegohet interpelanca. Kryeministri nuk do të japë përgjigje për çështjen, të mos ballafaqohet. Unë kam qenë dakord edhe të shtyhet pak nëse e ka të pamundur të jetë tani”, tha ai.

Më tej, Shehu evidentoi edhe situatën në rajon dhe jo vetëm me rivitalizimin e metodave ultranacionaliste.

“Zoti kryeministër është në arrati. Është e kotë të bluajmë teatër. Më duket e rëndësishme, po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste. Sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Mbështesni ju rezolutën e Kosovës. A mendoni se duhet të sensibilizohemi me këtë ngjarje? A jeni gati të asistoni Kosovën si qeveri në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizma ndërkombëtare? Apo me pasivitetin tuaj doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?”, tha ai.

Read Entire Article