Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg mjekun me tre gra

7 months ago 23
Reklamë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg mjekun kirurg Dervish Hasi, të akuzuar për pornografi dhe trafik qëniesh njerëzore.

Mjeku kirurg iu drejtua Gjykatës së Apelit me kërkesë për zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai u arrestua pas denoncimit të një të miture, për të cilën ai pretendonte se ishte bashkëshortja e tij e tretë.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Së bashku me tri gratë e tjera, Dervish Hasi dhe 16-vjeçarja kryenin marrëdhënie në grup.

Në celular policia i gjeti mjekut një grup, ku të pestë shkëmbenin mesazhe dhe video erotike.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur ka deklaruar se kryente marrëdhëniet intime me dëshirë, ndërsa tri gratë e tjera të Dervish Hasit kanë refuzuar të japin shpjegime para hetuesve./vizionplus.tv/

Read Entire Article