Kërkoi t’i hiqej sekuestroja e telefonit, apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit

8 months ago 32
Reklamë

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e telefonit të deputetes Monika Kryemadhi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:

Lexo edhe :

Related Posts

Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kryemadhi më herët e ka mohuar që t’i ishte sekuestruar celulari, duke thënë se çdo gjë kishte lidhje me kallëzimet e saj në SPAK për çështjen e inceneratorëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article