Kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, shqyrtohet sot në Apel ankimimi i ish-kryeministrit Berisha

7 months ago 26
Reklamë

Seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha zhvillohet sot në orën 9:00.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ai kërkon që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë theksohet ne dokument.

Dy ditë më parë Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare.

Ankimimi u dorëzua nga avokati i tij Sokol Mëngjesi. Avokatët sjellin një sërë kauzash, por më e rëndësishmja sipas tyre lidhet me një vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Si shpjegim tjetër avokatët sjellin faktin që nuk ka ende një vendim për heqje mandati dhe se Berisha e gëzon ende statusin e deputetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha kaloi për herë të parë pragun e Prokurorisë së Posaçme. Ai qëndroi më shumë se një orë e gjysmë para prokurorëve, ndërsa jashtë pritej nga dhjetëra deputetë e qytetarë mbështetës.

Berisha tha për mediat se do të shkojë në institucionet e drejtësisë sa herë që të thirret, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK.

Top Channel

Read Entire Article