Këshilli Kombëtar i PD, Noka: Kërkesat tona janë lirimi i Berishës dhe qeveria teknike

1 week ago 24
Reklamë

Partia Demokratike mblodhi mbrëmjen e së premtes Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Në mbledhjen e Këhsillit Kombëtar, deputeti Flamur Noka deklaroi se dy janë kërkesa e PD, lirimi i Sali Berishës dhe qeveria teknike.

Flamur Noka: Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit. Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.

Read Entire Article