Këta janë futbollistët më të paguar në Seria A

8 months ago 46
Reklamë

Ekipet e Serisë A kanë bërë mirë në kampionat po ashtu edhe në kompeticionet e tjera në Europë.

“GazzettaIt” ka bërë një shkrim me 10 lojtarët më të paguar në kampionatin italian.

Ashtu si në Seria A që Interi kryeson renditjen, edhe pjesa më e madhe e futbollistëve zikaltër bëjnë pjesë në top-10.

Por në këtë rast vendi i parë si lojtari me pagën më të lartë shkon për Viktor Osimhen.

Ylli nigerian që luan për Napolin rinovoi kontratën më 23 dhjetor dhe tashmë paguhet me vlerën 10 milionë euro neto.

Më pas vijnë Vlahoviç, Lukaku dhe Rabiot me 7 milionë euro, ndërsa në vendin e fundit renditet mbrojtësi i Interit, Bastoni, me 5.5 milionë euro.

Lista

1- Osimhen (Napoli, 10 milionë euro)

2- Vlahoviç ((Juventus, 7 milionë euro)

3- Lukaku (Roma, 7 milionë euro)

4- Rabiot (Juventus, 7 milionë euro)

5- Shezni (Juventus, 6.5 milionë euro)

6- Lautaro (Inter, 6 milionë euro)

7- Aleks Sandro (Juventus, 6 milionë euro)

8 – Çalhanoglu (Inter, 6 milionë euro)

9- Turam (Inter, 6 milionë euro)

10- Bastoni (Inter, 5.5 milionë euro)

Read Entire Article