Duke folur në konferencen me te madhe te Sigurise e cila po zhvillohet ne Singapor, Presidenti i Ukraines Volodymir Zelensky akuzoi Kinën se po ndihmon Rusinë të pengoj pjesmarjen e vendeve te tjera ne samitin e Paqes i cili do te mbahet në Zvicër më 15-16 qershor.
“Fatkeqësisht, Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur edhe diplomatët kinezë, bën gjithçka për të prishur samitin e paqes. Është për të ardhur keq që një vend kaq i madh, i pavarur dhe i fuqishëm si Kina është një instrument në duart e Putinit”, tha Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas theksoi se mbështetja e Pekinit ndaj Moskes do të ndikoj në zgjatjen e luftës.
“Me mbështetjen e Kinës për Rusinë, lufta do të zgjasë më gjatë dhe kjo është në dëm te të gjithë botës. Nuk mund të thuash se ne e pranojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe në të njëjtën kohë te jesh në anën e vendit që shkel parimet e kartës së OKB-së dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Zelensky.
Zelensky iu bëri thirrje të gjithë vendeve që ti bashkohen samitin ne zvicer si dhe te rrisin presionin ndaj Moskës.
“Bota duhet të jetë elastike, duhet të jetë e fortë, duhet të bëjë presion ndaj Rusisë.Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ndaluar Putinin ,vetëm izolim diplomatik, një ushtri e fortë ukrainase dhe që të gjitha vendet e botës të mbrojnë drejtësinë dhe ligjin ndërkombëtar”, u shpreh Zelensky.
Presidenti ukrainas vuri në dukje se deri më tani pjesmarrjen në samitin e paqes e kane konfirmuar 106 vende , ndersa shprehu zhgenjimin për disa lider botëror te cilët ende nuk kanë dhënë një përgjigje./vizionplus.tv/