Janë gjetur nga forcat zjarrëfikëse në Himarë dy turistët anglezë. Ata rezultonin të humbur që prej orës 10 të mëngjesit të sotëm.
Turistët u lokalizuan në malin Lavan, mbi fshatin Sasaj të Lukovës. Në operacion morën pjesë gjashtë efektivë zjarrfikës, një polic zone dhe një banor i fshatit.
Dy turistët i përkasin moshës 65-vjeçar. /vizionplus.tv