Kishin mbetur të bllokuar në një fshat të Tiranës, shpëtohen 5 turistët gjermanë

2 months ago 24

5 turistë nga Gjermania kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet në fshatin Përcëllesh.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.

“Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article