Klevis Alla “kyçet” 25 vjet në burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia

5 months ago 20
Reklamë

Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ndërkohë gjykata ka vendosur pafajësinë për Altin Ndocin.

Vëllezërit Haxhia u vranë në Shënavlash të Durrësit. Ata u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba.

Lexo edhe :

Related Posts

Alla kishte treguar se autor i vrasjes ishte i penduari tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani, dhe një person tjetër.

Në dëshminë e tij ai tha se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Duminin i cili mbante në kokë një kapuç dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër të cilin dëshmitari thotë se nuk e njihte por dyshohet të ketë qenë Henrik Hoxha, i cili në dëshminë e tij e ka pranuar përfshirjen në krim. Para gjykatës, Alla pranoi se e ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, dhe ai “nuk është vonuar shumë dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit”.

“Sapo makina tip “Golf 6″ është afruar,  Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar, ndërsa autori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe është afruar ku ka qëlluar sërish mbi ta. Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”, ka dëshmuar ai.

Më tej ai kishte treguar më tej se e ka braktisur makinën “Mercedez Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit. Një ditë pas krimit, Alla kishte lëvizur makinën nga vendi ku e kishte lënë pasi, kishte parë se në zonë kishte lëvizje të policisë.

“Të nesërmen kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëviznin disa policë”, thuhej në dëshminë e tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article