Koha për politika të sakta sociale, shtëpia për strehim të paguajë më pak tatim

5 months ago 22

Romina Radonshiqi

Romina Radonshiqi

Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se qeveria duhet të hartojë politika më sociale për çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi për strehim.

Duke folur në emisionin “E-ZONE” ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi tha se barra e lartë e taksave është një nga faktorët që step individët për të blerë një banesë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rivlerësimi si fushatë tregon se interesi është shumë i lartë. Kjo vjen pasi taksa 15% kur shitet një shtëpi është një kosto që e paguan në finale blerësi. Por shumë çifte që nuk i kanë mundësitë të blejnë një shtëpi, janë të detyruar të rrinë me qira. Është detyrë e qeverisë që të japë më shumë nxitje çifteve të reja me politika diferencuese tatimore, sidomos ata që blejnë një shtëpi për herë të parë dhe e kanë për strehim”, – tha Radonshiqi në “E-ZONE”.

Në fushatën e fundit të rivlerësimit të pronave përfituan rreth 113 mijë individë. Interesi për një nisëm të tillë është i lartë, pasi qytetarët kursejnë në rast se do të duan ta shesin këtë pronë pas rivlerësimit. Nga ana tjetër familjet që kanë një shtëpi dhe nuk kanë në plan ta sheshin, nuk pritet të jenë përfitues të kësaj nisme./vizionplus.tv.

Read Entire Article