Kokainë në patate, si tentoi të futej lënda narkotike në burgun e Vlorës, arrestohet i afërmi i të dënuarit

8 months ago 49
Reklamë

I afërmi i një të burgosuri në burgun e Vlorës ka tentuar të fusë lëndë narkotike në ambientet e brendshme të qelisë. Sipas burimeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar qytetarin, i cili kishte fshehur kokainën në brendësi të patateve, të cilat do i jepeshin të burgosurit.

Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit me skaner të ushqimeve, teksa i afërmi i të burgosurit i prangos. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”./vizionplus.tv/

Read Entire Article