Komisioni anti-korrupsion, Bardhi: Propagandë dite, prisni të kundërtën e asaj që thotë Rama

5 months ago 27

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka folur për mediat para se të shkonte në Kuvend.

Ai tha se ka një mungesë vullneti nga mazhoranca për të luftuar korrupsionin dhe se opozita ka denoncuar shumë afera korruptieve.

Ai e quajti ngritjen e një komisioni anti-korrupsion propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit.

“Përpara se të më drejtoni mua pyetjen a do ta votoni apo jo, duhet të pyesni kryetaren e Kuvendit për futjen në rend dite miratimin e një komisioni pa patur një projektvendim të shpërndarë për deputetët.

Për Edi Ramën dhe mazhorancën, korrupsioni, mirëqeverisja dhe shteti ligjor janë propagandë dite apo PR për të shpërlarë atë korrupsion që ka kap çdo segment të qeverisjes.

Nëse Rama ka vullnet të luftojë korrupsionin, askush nuk e pengon. Opozita e ka pasur kalë të vetë luftimin e korrupsionit.

Ai që i ka cenuar komponentë ka qenë Rama dhe qeveria e tij. Çdo aferë të denoncuar me fakte nga opozita për korrupsion i ka dalë për zot.

E gjitha është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit.  Çdo gjë që thotë Edi Rama, prisni të kundërtën”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article