Komisioni kundër Korrupsionit, Kryemadhi: Nuk jam kundër, por duhet transparencë

5 months ago 31

Deputetja e Partisë së Lirisë për qarkun e Fierit, Monika Kryemadhi, doli sot në një konferencë për medtiat ku foli për situatën aktuale të politikës në Shqipëri.

Kryemadhi pranoi se bojkoti i ka bërëe dëm opozitës, ndërsa komentoi ngritjen e Komisionit kundër Korrupsionit të propozuar nga PS, që u miratua të enjten e kaluar në Kuvend.

Lexo edhe :

Related Posts

Deputetja e Partisë së Lirisë tha se nuk është kundër asnjë komisioni, por kërkoi që të ketë transparencë. Ajo tha se mungesa e transparencës ka sjellë dyshime mes mazhorancës dhe opozitës.

Monika Kryemadhi: Nuk jam kundër asnjë komisioni. Bojkoti ka treguar se dëmton opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij për korrupsionin. Pjesëmarrja ajo jo në komision nuk i ndalon që të bëjnë punën komisionit. Se di se si është krijuar ky komision, se me kë janë konsultuar apo se cila është agjenda. Duke mos qenë transparente, lindin dyshimet mes mazhorancës dhe opozitës. Që nga djegia e mandateve apo dhe mosfutja në zgjedhje, janë pasoja e reformës në drejtësi apo dhe fushave të tjera. Të qënurit një opozitë kompakte, do të ndihmonte në procesin e një hapësire për ristrukturim të jetës politike në Shqipëri…Detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej mandatin me dinjitet..

Komisioni mban titullin “per mireqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqiperinë e vitit 2030” dhe pritet të nise punë në javet në vazhdim.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Anëtarët janë  tashmë te ditur pasi do të jenë kryetarët dhe nënkryetaret e komisioneve te përhershme. Në kushtet e bojkotit të opozitës pjesë e  ketij komisioni do te jetë: Klotilda Bushka, Toni Gogu, Eduard Ndreca, Eduard Shalsi dhe Evis Kushi. Mbetet për tu parë vetëm cilin do të vendosin socialistët në krye të këtij komisioni.

Puna e komisionit do ndahet në dy faza: në fillim do të behet analiza e situatës në fushën e luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, dhe në fazën e dytë do të miratohet një plan Kombëtar Veprimi, ku do të rekomandohen  masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore.

Mandati i këtij komisioni është 10 muaj dhe përfundon pikërisht në momentin që parlamenti shpeëndahet në prag të zgjedhjeve parlamentare

/vizionplus.tv/ 

Read Entire Article