Komiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës për rezolutë: T’i konfiskohen mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Rusisë për rindërtimin e Ukrainës

7 months ago 27
Reklamë

Komiteti politik i Këshillit të Europës ka miratuar propozimin kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Basha, i cili përmes një video-mesazhi u shpreh se ky është një lajm i mirë për të gjithë mbështetësit e Ukrainës.

“Në komunitetin politik të KiE sapo u miratua unanimisht propozimi im për një rezolutë dhe rekomandim nga Asambleja Parlamentare për konfiskimin e më shumë se 300 miliardë euro asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Ky është një lajm i madh për të gjithë mbështetësit e Ukrainës”- është shprehur ndër të tjera Basha.

Top Channel

Read Entire Article