Konferenca e Interpol në Tiranë, Balla: Asnjë oaz qetësie për kriminelët

3 months ago 30
Reklamë

Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Konferenca e 51-të Rajonale të Interpol për Europën. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Shqipëria pjesë e operacioneve ndërkombëtare për goditjen e krimit të organizuar. Sipas tij, në bashkëpunim me Interpol, po punohet që të ekstradohen të gjithë personazhet e krimit që prej vitesh janë konsideruar si të paprekshëm dhe strehoheshin jashtë vendit.

“Ne po intensifikojmë këtë proces të rëndësishëm që na çon në të gjitha foletë ku fshihen personat në kërkim. Ne po punojmë intensivisht me Interpolin për të mos pasur në glob asnjë oaz ku mund të fshihen personat që kanë hesape me drejtësinë shqiptare”, tha Balla.

Qeveria së shpejti do të miratojë ligjin që parashikon goditjen e pasurive të krimit të organizuar, ligj i cili rrit bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare si Interpol kundër paligjshmërisë.

“Në ditët në vijim ne do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e zyrës për rikuperimin e aseteve për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhëmb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale”, u shpreh ministri.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jurgen Stock tha se në Europë goditen 1.7 miliardë euro çdo vit, shuma që i përkasin klaneve kriminale.

“1.7 miliardë euro janë të ardhura të përfituara nga krimi që janë kapur nga sistemi çdo vit. Kjo na jep të dhënë sa të pasur janë këto grupe kriminale dhe duke përdorur monedha kripto dhe bankave kërkon jo vetëm informacion por dhe informacion në kohë reale”, tha Stock.

Ndër të tjera Stock vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në identifikimin, gjurmimin deri dhe në arrestimin e kriminelëve shqiptarë që veprojnë nëpër botë. /vizionplus.tv

Read Entire Article