Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi, tha për mediat se është arritur dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës.
Çuçi tha se janë adresuar problematikat për ngritjen e dy komisioneve, një për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS.
“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha midis të tjerash.