Kontrabandonte veshjet nga Turqia dhe i shiste me logo të markave të njohura, merr fund arratia për të riun

6 months ago 30
Reklamë

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Brands”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

29-vjeçari dhe babai i tij magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”, mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta. /vizionplus.tv

Read Entire Article