“Korrupsioni problemi më i madh i kësaj qeverie”, Basha: Do të dorëzojmë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

4 months ago 26
Reklamë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për raportin e DASH për Shqipërinë, në një konferencë për gazetarët.

Basha tha ndër të tjera se do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

“Raporti i DASH i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe prekin çdo ditë, që korrupsioni është problemi më i madh kësaj qeverie dhe vendit. Kjo lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës. Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të piramidës është Ram se nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm.
Kjo konfirmon luftën ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar.
SPAK lindi si nevojë për të luftuar nivelin gjigand të korrupsionit. Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, të forcojmë një fron të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Vlerësoj punën e jashtëzakonshme nga OJQ dhe i bëj thirrje atyre dhe donatorëve të huaj të mos reshtin përpjekjet. PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK me misionin që ka marrë përsipër”, tha  Basha. /vizionplus.rc

Read Entire Article