Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli.
Sipas dokumentit të KQZ, siguruar për Vizion Plus nga gazetarja Enkeljeda Mema, projektvendimi që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme thekson se Fredi Beleri nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.
“Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njofton KQZ.
Po ashtu, në dokument saktësohet se KQZ ka kërkuar informacion për Belerin nga Apeli i GJKKO dhe nga Drejtoria e Burgjeve.