Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Shkodra, ku ditën e sotme ndodhet me ekipin qeverisës dhe drejtuesit e pushtetit vendor.
Siç mësoi Vizion Plus më herët, në takimin e sotëm po diskutohet pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ftesës së kryeministrit Rama, për t’iu bashkuar mbledhjes, i janë përgjigjur pozitivisht edhe 4 kryebashkiakë demokratë.
Të pranishëm në mbledhje janë Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës.
I pari që ka marrë fjalën në mbledhje, sipas agjendës, ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama. Më pas, ministri për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku, i cili është ulur krah Ramës, foli për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendor./vizionplus.tv