“Krahë grekësh fisnikë u zgjatën”, Spiropali nga Athina: Ndanë me shqiptarët bukën e kripën

4 months ago 21
Reklamë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj të mbajtur në stadiumin “Galatsi” në Athinë ku po zhvillohet takimi me shqiptarët që jetojnë aty, ka shprehur mirënjohejn për të gjithë emigrantët.

Spiropali: Kjo sallë, ai flamur dhe kjo bashkëjetesë flasin vetë, për ju dhe atë që ju keni bërë. Ju jeni krenaria e shqiptarëve, faleminderit nga zemra për ju shqipet e Greqisë.

Spiropali gjithashtu ka falenderuar Greqinë, e cila ishte një nga vendet e para që priti emigrantët shqiptarë pas rënies së komunizmit në vendin tonë.

Spiropali: Një përqafim për çdo bir nënë qe flet shqip në këtë vend, për çdo person që ka ardhur apo po e ndjek këtë Kuvend nga të katër anët e Greqisë. Gjuha jonë e bukur na bën bashkë në ndjenjën e përkatësisë dhe të krenarisë shqiptare. Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen mendimi i kohës kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe kuptuam se ishim të gënjyer, ishim të vetëm në një botë që as e njihnim dhe as nga njihte. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq si toka e parë matanë humnerës së krijuar. Krahë grekësh fisnikë e zemërgjerë u zgjatën dhe ndanë me ne bukë e kripë. Dhjetëra mijëra histori suksesi hodhën farën e tyre në atë ribashkim fatesh ku pati dhe fraktura të shumta./vizionplus.tv

Read Entire Article