Kremlini: Putini pritet të nënshkruajë marrëveshje partneriteti me Korenë e Veriut

3 months ago 33
Reklamë

Rusia dhe Koreja e Veriut mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti, përmbajtja e së cilës mundet të përfshijë çështjet e sigurisë.

Ky lajm vjen disa ditë para vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut, tha një këshilltar i Kremlinit për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Kjo është një vizitë jashtëzakonisht e rrallë që sinjalizon bashkëpunimin në rritje të Moskës me një shtet të izoluar të armatosur bërthamor.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i përsëriti ftesën Putinit gjatë vizitës së tij në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar. Putin nuk e ka vizituar Phenianin që nga korriku i vitit 2000.

“Sipas ftesës së Shefit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un, Putin do të bëjë një vizitë miqësore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë më 18-19 qershor”, njoftoi Kremlini.

Pas Koresë së Veriut, Putin do të vizitojë Vietnamin më 19-20 qershor, njoftoi Kremlini.

Me rastin e vizitës, media shtetërore vietnameze dhe ruse theksuan besnikërinë e Vietnamit ndajRusisë, duke shkaktuar një reagim të ashpër të SHBA./vizionplus.tv/

Read Entire Article