Kremtohet Krishtlindja edhe në Durrës! 11 mijë emigrantë erdhën në rrugë detare gjatë 24-orëve të fundit

8 months ago 19
Reklamë

Besimtarët e krishterë po kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit edhe në Durrës.

Në të gjitha kishat katolike, ortodokse dhe ungjillore të Durrësit besimtarët janë mbledhur për të festuar këtë ditë të shenjtë në kalendarin e tyre, duke ndarë lajmin e mirë dhe urimet për më shumë paqe dhe mirësi mes njerëzve.

Meshat e lindjes së Krishtit u shërbyen edhe në kishën ortodokse të Shën Astit dhe Shën Pavlit në qytetin bregdetar dhe në kishën katolike Shën Lucia. Ato u ndoqën nga besimtarë të të gjitha moshave, të cilët, përpos traditës së të festuarit, ndjejnë nevojën për t’u përmbushur shpirtërisht dhe për të qenë sa më pranë Zotit dhe vlerave që dikton besimi.

Kjo festë sjell në vend dhe shumë bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vend në rrugë detare mbi 11 mijë persona.

Numri i pasagjereve i referohet hyrjeve nga vendkalimi kufitar në portin e Durrësit me tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.

Top Channel

Read Entire Article