Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar këtë të mërkurë me ambasadorin e Britanisë në Shqipëri, King-Smit dhe dy gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” të SPAK thuhet se në këtë takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruhet në postimin e SPAK.
Nder të mikprisnim sot ambasadorin 🇬🇧 King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK. #BashkëpunimGjyqësor #SPAK #UK pic.twitter.com/g00SqHE40a
— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) May 29, 2024
/vizionplus.tv/