Kreu marrëdhënie me një të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec, vajza habit me deklaratën

8 months ago 42
Reklamë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit. I riu, sipas uniformave blu, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeç.

E mitura është marrë në pyetje nga policia në prani të prindërve dhe psikologëve, ku ka deklaruar se me 29-vjeçarin ka një lidhje prej 2 vitesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T“, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article