Krijohet task forcë për përmirësimin e infrastrukturës për ujërat e ndotur në zonat turistike

8 months ago 34
Reklamë

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije ditën e sotme një nga vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së qeverisë.

Qeveria nëpërmjet një akti normativ ka vendosur që të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e ujërave të ndotur.

Ministrja Kumbaro: E para nëpërmjet një akti normativ qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin dhe shëndetësimin e të gjitha subjekteve të cilat sidomos në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkarkohen në ujërat larës, që mund të jenë në det, lumenj apo liqen.

Përmirësimi edhe sipas agjencisë evropiane të mjedisit, është shumë i rëndësishëm dhe i dukshme nga shifra nga 45% vetëm 5% kanë problematika të thella. Për 2024 është punuar për tu përgatitur për sezonin turistik. Është një akt normative që vjen si propozim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

/vizionplus.tv

Read Entire Article