Krim i rëndë në Itali, 48-vjeçari mbyti gruan dhe shkoi në polici me trupin e saj në bagazh

3 months ago 40
Reklamë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, në zonën e qytetit të Modenës. Një 48-vjeçar është paraqitur në polici dhe ka pranuar se ka vrarë gruan e tij.

Trupi i gruas u gjet në bagazhin e makinës së autorit, e cila ndodhej e parkuar jashtë komisariatit.

Sipas medieve italiane, 48-vjeçari i identifikuar si  Andrea Paltrinieri, e ka mbytur gruan me kabllo elektrike dhe më pas i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike.

Viktima quhej Anna Sviridenko dhe ishte me origjinë italo-ruse.

Sipas hetimeve të deritanishme, Paltrinieri nuk ka pranuar që kujdestaria e dy fëmijëve të mitur t’i jepej vetëm gruas./vizionplus.tv

Read Entire Article