Krim pasioni? Si ndodhi vrasja mizore në Greqi, bashkëshortja e viktimës e pa nga ballkoni kur i goditën burrin

7 months ago 43
Reklamë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme në Kalkidë, Greqi.

Një 43-vjeçar u vra me thikë nga një grua 39-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00. Gruaja e viktimës ka parë krimin nga ballkoni.

Lexo edhe :

Related Posts

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur në mes të rrugës 43-vjeçarin, me një thikë në shpatullën e majtë dhe me gjak në trup.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, mjekja e së cilës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Autorja e dyshuar, e cila është 39 vjeç, priste pranë trupit të burrit, me gjak në rroba.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni, ndërsa policia po vijon hetimet./vizionplus.tv

Read Entire Article