“Krimi me dyer të mbyllura”, gazetarja zbardh statistikat: Sa është numri i grave të vrara brenda pak viteve

8 months ago 33
Reklamë

Në një hark të shkurtër kohor, gratë dhe vajzat janë kthyer në titujt kryesorë të lajmeve të kronikës së zezë.

Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, e deri tek martesa e 13-vjeçares në Divjakë janë vetëm disa nga  ngjarjet që kanë ngjallur një reagim të madh tek qytetarët dhe jo vetëm.

Krimi me dyer të mbyllura shton në statistikat e autoritetetve të tjera gra dhe vajza, ndërsa ndërgjegjësimi i shoqërisë vijon të jetë shumë i ulët.

Gazetarja e Vizion Plus Bledina Cene gjatë një intervistë për emisionin “Living Room” ka zbardhur statistikat nga vitit 2010 deri më sot, ku mbi 170 gra kanë humbur jetën.

Nga ana tjetër, gazetarja thotë se nga momenti kur është miratuar ligji për mbrojtjen e të drejtave të grave, janë lëshuar mbi 35 mijë urdhra mbrojtje, që në një pjesë të rasteve janë shkelur dhe janë kthyer në tragjedi.

Rasti i vrasjes së grave dhe vajzave në Shqipëri është një urgjencë kombëtare. Kam marrë disa shifra. Kam bërë një hulumtim nga viti 2010 deri më tani janë vrarë mbi 170 gra. Nga viti 2006 kur në fuqi hyri ligji për mbrojtjen e grave, janë lëshuar mbi 35 mijë të tilla. Globalisht 1 në 3 gra janë të dhunuara. Shifrat flasin vetë. Gratë gjithmonë përkthehen në shifra dhe statistika dhe ne mbajmë mend vrasësit dhe jo viktimat”, u shpreh gazetarja Blerina Cene.

Ndërsa avokatja Xheni Londo deklaroi se vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës ishte një ngjarje e paralajmëruar, referuar edhe denoncimit që viktima kiste bërë pranë autoriteteve për hapjen e një adrese të rreme në rrjetin social Tik Tok.

Ngjarjet e fundit kanë tronditur mbarë opinionin. Ngjarja në D urrës është e paralajmëruar sepse është bërë një denoncim për falsifikim kompjuterik dhe janë të vështirapër tu zbuluar. Janë këto krime që kanë çuar zonjën drejt dëshpërimit dhe drejt krimit. Është diskutuar edhe dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit”, tha Xheni Londo.

Avokatja më tej shtoi se numri më i madh i grave që janë vrarë janë ato me urdhër mbrojtje dhe kjo sipas saj ndodh për shkak se nuk funksionojnë institucionet sociale.

“Pjesa më e madhe e këtyre grave që vriten janë me urdhra mbrojtje. Nuk funksionojnë institucionet sociale. Kur marrin urdhra mbrojtje, gratë nuk marrin një banesë dhe do rikthehen më pas tek dhunuesi sepse nuk ka ku shkon dhe ai kthehet pastaj edhe më agresiv”, shtoi më tej avokatja.

Read Entire Article