Kris arma në Pogradec, një i plagosur

6 months ago 19
Reklamë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Vizion Plus mëson se ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit, në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Olted Olldashi i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Drejt tij është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

Të përfshirët në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article