Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Mëdyshjet e Klosit pas ditëlindjes për dhuratat me kod të Tezes dhe Taos. Klodi tregon ëndrrën me Muçon që u fliste demokratëve të botës së përtejme

7 months ago 28
Reklamë

Kronikë e mëdyshjeve të Klosit pas ditëlindjes dhe ëndrra e çuditshme e Klodit.

Pas ziafetit Klosi u ndje i turbulluar. Ndonëse Babo ja ka shprehur bezdinë e organizimit të tilla festave per rrëshqitje në katundari ai prapë e bëri atë dhe rri në ankth nëse “kronika” e atij malokut , ka mbërritur në Spanjë e prej atje ndonjë koment vjen i idhët.

Nuk dinte në duhej të mërzitej apo gëzohej nga peshqeshet e marra?! Ti çonte në muzeun e Partisë apo në shtëpi mbetej e fortë dilema. Në vend që t’i gëzohej përvjetorit pa kokëçarje e mbytën hamendësimet për simbolikat e secilës pako! Pse Tezja me dhuroi “Kurbanin” qe e ka qëndisur germë më germë akshameve?!

Eh për të dëshmuar devocionin e saj para të tjerëve mirë se këtë e bëjnë të gjithë po mos kam lënë të dyshoj që se kam lexuar dhe kam boshllëqe në besim?!

Dreq o punë , dreq o punë u nisa të vë vetullat nxora dhe sytë. Ja edhe Petrua dolli me katolik se Papa.

Po ajo e Taos ç’qe një zarf me foton e Ditmarit i cili sikur me zgërdhihej nga Hadi a nga ajo e errët botë?! Si ta marr?! Do kem fundin e tij apo do bëhem edhe unë ministër i jashtëm një ditë?!

Djersë të ftohta i shkuan. Më keq u ndie kur pa statujën e Babos me allçi të dhënë nga Damua! Po ai ç’desh të thoshte me këtë? Ku e di ai qe se paskam në shpi një më të madh se ky të derdhur në bronx?! Po aty mu lidh gjuha mu lidh he mu thaftë. Po atë fjali të poshtër çe kishte ” ky të bën ky të zhbën” , dmth mund të më zhbëjë mua e të bëjë prapë atë, po mua sa më ka bërë!? Madje mori shembull Nikon e me tha të veshi të gjithë e kemi nikoqirin brënda vetes. Koka  i ziente si tigan.

Po ajo Bela që më aq solemnitet me dha atë kutinë me dhe nga kantieri i Llogorasë?! Si ta marr ? si ta marr?Mos i ka shkuar mendja të vijë drejtuese andej pasi të bashkojë dy anët?!

Shihte me përbuzje parfumin që Ismet Beqiri i kishte sjellë! Po ky mos desh të thotë që nuk jam i lidhur sa duhet me fshatarësinë, që nuk e çmoj sa duhet djersen e punës e mundimit? Ashtu çehre prishur gjet Etilden në Kryesi të Kuvendit. Ajo i dukej më e kadifenjtë për një bisede të butë ku dertet njerëzore mbetet aty. E filloi bisedën si me ngërç. U lodhem pak në darkë tha sa për të hapur muhabet. Po mirë shkoi apo jo? Mirë ju përgjigj ajo pa gëzim të madh por as me ftohtësi. Harxhova ca tha Klosi po për shokët nuk me dhimbset gjë. Ajo heshti. Klosi vazhdoi , të pyes një gjë? Pyet i tha ajo! Ndonjë lek do lënë ata  se nuk pashë gjë , i kontrollova të gjitha, të qes shpenzimet sëpaku?! Uaaaa po si ka thënë Babo ja pret Etilda, ne jemi misionarë dhe në fund ” dy metra dhe do jenë tonat” !

Klosi psherëtiu dhe tha me vete ” sa më larg , sa më larg dita e metrave”. U krijua një ftohtësi mbytëse por gjet kurajo të vazhdonte. Po duhen dhe leket derisa të vijë ai çast  mermeriti. Uaaa mos na bej muhabet lekesh ketu tani ja preu shkurt ajo.

Aty mbërriti Toni i cili kishte eksperiencën e tij unike nga ajo natë. Se di tha çfarë kam provuar kur Çyrbja na gënjeu se po rrethoheshim nga trupat e Kryezevendes Liderit Muli!

Aty pash një të madhe zallamahi. Nxora një ikonë të Shën Merisë e thirra kush ka mekate të vijë të rrëfehet që të lehtë ta ketë jetën e përtejme. Të paret u shfaqen ministrat. Po ju sikur jeni krenaria jonë….eee thanë kemi ca vese, kemi dorë, jemi buzaçë, gënjejmë ndoca….zbathur erdhën se atje në rrethin e nëntë akull dynjaja, shtyheshin kush të rrëfehej i pari.

Pas tyre u dynden gjithë deputet po ju more qafirë u thashë s’keni gjë në dorë nuk ju pyet kush as për osh as për balosh ç’doni? Eeee ne gjithë kohës kemi bërë plane tu zëmë vendin këtyre pra te bëhemi si keta! Mbeta pa fjalë mbeta.

Kur kuptuan se ishte alarm i rremë ikën me vrap me vodhën edhe Shën Merine. Mos ka qenë Niko se andej nga Korça i kanë qejf ikonat u degju një zë i brendshëm.

I turbulluar sa nuk ve Klosi mori Mamicen ne tel për të marrë pak revansh, zë të ëmbël kishe moj qerrateshë, si vaj ulliri në mide na ra po sikur të këndoj♪7 një këngë për Babon më shumë do gëzoheshim. Uaaa klithi Mamica …aty ishte për prove … pak audiencë, sa krova zënë dhe cimbisa laringun …. do ta shikosh ne festival të dhjetorit se ç’do punoj….tani ushtrohem çdo ditë.

Nuk merren më vesh njerzit mendoi shendet tu thuash plaç tê thonë. Haram e paçi darken qe ju dhashë.

Ëndrra e Klotildës!

Shyqyr qe erdhi Klotilda dhe ndryshoi rrjedhën e bisedës. Eh mer çuna ça me ju tregu …kom pa nji anderr sikur ishim në parlament….! Pa hë e nguci Toni….ça me ju tregu mer çuna….ishte një vend mes qiellit e tokës  diku në Mullet, aty  qe dhe Muçoja ,pranë nuk dëgjohej  asgjë nga dalldite e kësaj bote. Ai ishte i zene me zbërthimin ne Chatgbt të kodeve që vijnë nga demokratet e botes së pertejme.

Kapaket  e syve i mbante hapur nderkohe qe retinat e tyre i kishte te kthyera andej, ne llogaridhënien me sfiduese te jetës se tij.

U premtonte të vdekurve ringjalljen e shpejte me ndërmjetësimin e faktorëve nderkombetar. Dita juaj po vjen, mos lëvizni dhe qeshte ahahaahhaahahha.

Qëndroni te bashkuar me besim tek fitorja. Duhet te jesh i gjalle qe te mos e shohësh qe fitorja është e imja. Kurse ju qe keni vdekur e shihni atë siç e shoh edhe unë.

Prandaj un po sakrifikoj për ju mes këtyre qorrave te verbuar nga errësira e bunkerit antiamerikan. Ndërsa Babo e përkëdhel nga larg, me sytë qe thonë ashtu artist, ti na duhesh për Shqipërinë 2030, ec në të mbaren rruge vetëmohuese të pohimit te mohimit.

Trupi i Muços e ndjen atë shikim  si një jorgan të butë per gjumin dinak e mbaroi rrëfimin pakëz e skuqur dhe me shumë e gëzuar Klodi për vizionet hyjnore. As si nuk e kemi Shalsin këtu thanë njëzëri se ai i qan ëndrrat. Ulsiut ënde si ka dalë e keqja e tasqebapit…ja ankohej kur e kisha unë e bëra darkë zamani, madje çova “tiramisu” edhe për opozitën te cilët nuk e hëngrën se nuk i la Salianji  pos atij Gjekmarkaj që e e ha lehtë çdo gjë!

Top Channel

Read Entire Article